Haradinaj: Unë kyeministër, Thaçi president
\"Hashim Thaçi e ka dëgjuar me korrektësi idenë time dhe do të ulemi sërish për të biseduar. Nëse marrëveshja ndërmjet AAK-së dhe PDK-së e përfshin postin e Presidentit, ne do ta shqyrtojmë atë, ka thënë lideri i AAK-së.
Haradinaj e ka të qartë se rikonfigurimi i pushtetit që mund të ndodhë gjatë javëve të ardhshme mund të përfshijë edhe ndërrimin e Presidentes aktuale, pavarësisht se këtë e elaboron kujdesshëm.
Nëse Haradinaj gjen gjuhë të përbashkët me Hashim Thaçin, ky i fundit mund ta marrë postin e Presidentit duke e larguar Atifete Jahjagën. Por, kreu i AAK-së lë të kuptohet se me postin e Shefit të Shtetit duhet të merret Lideri i PDK-së.
Këtë punë dy aktorët politikë e kanë diskutuar të mërkurën e kaluar gjatë një darke.
Në rast se ka implikim që unë për me marrë udhëheqjen e Qeverisë, atëherë duhet me ba edhe ndërhyrje të tjera institucionale sikur rasti i institucionit të Presidentit, atëherë duhet me e rishqyrtu se a mundë të bëhet, si bëhet dhe çka vjen, ka thënë Haradinaj në intervistë për Express
Gjatë intervistës, ai përmend 43 herë fjalën me punu dhe asnjëherë ndonjë akuzë për krim e korrupsion.
E për krejt këto zhvillime jo fort demokratike që mund të përsëriten me ndërrime në udhëheqjen e shtetit sikur kishte ndodhur në vitin 2006, Haradinaj ka një përgjigje.
Është një realpolitikë e imja për gjendjen e tashme, ka theksuar Haradinaj.