Haradinaj: Ti falemi veprës së dëshmorëve
Prishtinë, 26 nëntor - Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në vigjilje të 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit ka bërë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë si dhe ka vizituar kompleksin memorial në Reçak.
Haradinaj në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se ndihet i obliguar që ti falet veprës sublime të dëshmorëve të kombit.
Gjithmonë e veçanërisht në festat kombëtare, përulemi me respekt para atyre që jetën ia kushtuan lirisë dhe atdheut. Ndjehemi më të obliguar që ti falemi veprës së tyre sublime, por edhe më të bindur e më të përcaktuar që ti përmbushim ato që sot i njohim si amanetet e tyre, ka thënë Haradinaj.