Haradinaj, Thaçit: Lësho rrugë
Prishtinë, 20 tetor - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje liderit të PDK-së, Hashim Thaçit që të lëshojë rrugë në krijimin e institucioneve të reja.
Haradinaj, pas takimit me liderin e LDK-së, VV-së dhe Nismës, të cilët kanë mbajtur një takim në ambientet e Kuvendit të Kosovës, në zyrat e Grupit Parlamentar të LDK-së, ka thënë se nuk ka fuqi në botë që mund ti detyrojë partitë e bllokut që të bëjnë koalicion me PDK-në.
Nuk ka fuqi ne botë që mund të na detyrojë të bëjmë koalicion me PDK-në. Ne nuk kemi thënë që sdo të takohemi ndonjëherë me Thaçin, por nuk e duam atë si partner të koalicionit. Nuk mund të bëhet koalicion me një parti që po e shkatërron shtetin. Është koha që PDK-ja të reflektojë dhe të lëshojë rrugë. Dikush duhet t\'ia përkthejë Thaçit që vetë reduktimi i agjendës së senatorit Murphy dhe vetë fakti që ai është takuar vetëm me presidenten është një shenjë që ai duhet të lëshojë rrugë, ka thënë Haradinaj.