Haradinaj: Të votojmë kundër
Prishtinë, 1 shtator - Deputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka deklaruar se Kosova është një dhe e pandashme dhe territori i saj është e paprekshëm.
\"Unë kam bindje të plotë, kam besuar dhe vazhdoj të besojë, se shumica jonë absolute jemi të vendosur, që këtë herë të mos u nënshtrohemi presioneve dhe të vihemi në anën e së drejtës, në anën e interesit të shtetit të Kosovës.\"
\"Sot do të dëshmohjmë se ne jemi përfaqësues të popullit, dhe do të flasim e do të votojmë siç kërkon sovrani\", thekson Haradniaj.
Votimi i sotëm sipas tij nuk është betëje e deputetëve të Dukagjinit, por e duptetëve të të gjithë Kosovës.
\"Vota kundër na fuqizon të gjithë neve, e fuqizon parlamentin dhe demokracinë në vend. Qeveria mund të dëgojë çfarëdo projektligji, ndërsa Kuvendi është ai që vendosë vetëm në emër të popullit\", theksoi në fund Haradinaj.