22 Janar 2025

Haradinaj: Të gjithë bashk kundër qeverisjes së keqe

Prishtinë, 16 shtator - Ramush Haradinaj, kryetar i AAK, sot në Han të Elezit ka deklaruar se si pasojë e dëshpërimit me situatën e përgjithshme në vend dhe me papërgjegjësisënë totale të pushtetit, partitë opozitare kanë vendosur të jenë pjesë e një front të përbashkët, që për qëllim ka ndaljen e dëmëve që po i  bëhën Kosovës.

Ai ka deklaruar se ata që, aktualisht janë në pushtet, po ia zënë frymën vendit.

Duke folur për gjendjen në Han të Elezit, Haradinaj tha se shihet qartë që edhe kjo komunë është lënë e harruar nga pushteti qendror, dhe shprehu shpresën se situata do të ndryshojë shpejt edhe për Hanin e Elezit, por edhe për Kosovën në përgjithësi.

Ai, gjatë një vizite pune komunës më jugore të Kosovës,  ka takuar Kryetarin e Komunës Suma, përfaqësues të biznesit, simpatizantë të AAK-së, si dhe ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëvë.

Më parë gjatë ditës Haradinaj ka qëndruar në Fabrikën e prodhimit të ambalazhës fleksibile ushqimore, një investim ky i përbashkët edhe me ndërmarrës të huaj. Ky projekt i suksesshëm i kapitalit të përzier, ka thënë Haradinaj, është një mesazh i mirë edhe për sipërmarrës tjerë nderkombëtarë, që të investojnë në ekonominë e Kosovës, e cila është në një situatë bukur të rëndë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)