Haradinaj takon Këshillin Drejtues të Aleancës së të Rinjve
Prishtinë, 29 tetor Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në kuadër të takimeve më strukturat e partisë, takoi sot Kryesinë dhe Këshillin Drejtues të Aleancës së të Rinjve të Kosovës (ARK).
Haradinaj dhe të rinjtë e Aleancës bashkëbiseduan dhe trajtuan situatën politike në vend, rrethanat nëpër të cilat po kalojmë dhe bllokadën e shkaktuar nga qeveria në ikje e Kosovës.
Kryetari Haradinaj tha se shumica parlamentare, e rreshtuar në koalicionin LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje! është alternativa e vetme e daljes nga kjo situatë, e zhbllokimit institucional në vend dhe e kthimit të shtetin në normalitet, funksionim dhe zhvillim.
Kryetari Haradinaj potencoi përkushtimin e koalicionit të shumicës për zgjidhjen e kësaj situate, vendosmërinë në këtë drejtim dhe tha se qveria në ikje dhe bllokada e jetës në vend, po numëron ditët e fundit dhe po i shterrë të gjitha mundësitë e mbajtjes peng të shtetit.
Në interesimin e të rinjve aleancistë, kryetari Haradinaj tha se koalicioni do ta ndërtojë shumë shpejtë qeverinë dhe instritucionet e vendit, dhe do ti japin drejtim, rrugë dhe zhvillim Kosovës dhe qytetarëve tanë.