Haradinaj takoi ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati
Prishtinë, 14 mars - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, takoi sot, në slinë e parties, ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushatin.
Kryetari Haradinaj dhe kryediplomati shqiptar biseduan për raportet midis dy vendeve tona, thellimin dhe intensifikimin e mëtejmë të këtyre raporteve.
Kryetari Haradinaj e falënderoi ministrin Bushati për rolin e rëndësishëm të diplomacisë shqiptare për shtetin e Kosovës, në rrafshin ndërkombëtar dhe për mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë në shtimin e njohjeve për Kosovën në botë.
Kryetari Haradinaj dhe ministri Bushati u dakorduan për bashkëpunim edhe më të shtuar në të ardhmen.