Haradinaj takoi ambasadorin bullgar, Bobi Bobev
Prishtinë, 22 shkurt - Kryetari i Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, takoi sot, në selinë e AAK-së, ambasadorin e Bullgarisë në Republikën e Kosovës, Bobi Bobev.
Kryetari Haradinaj dhe ambasadori Bobev biseduan për zhvillimet aktuale dhe proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova si dhe për bashkëpunimin e mëtejmë midis dy vendeve.
Haradinaj e falënderoi ambasadorin Bobev për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që Bullgaria, si një vend mik nga rajoni, e ka dhënë dhe po e jep për Kosovën.
Kryetari Haradinaj tha se shpreson që Bullgaria si një ndër vendet vendet e rajonit, që është pjesë e Bashkimit Evropian, do ta mbështesë Kosovën, si shtetin më të ri të Evropës, në rrugën drejt integrimit në BE, që është dhe duhet të jetë objektiv i të gjithë popujve dhe vendeve të rajonit.