Haradinaj takohet me Ulrike Lunacek
Prishtinë, 9 dhjetor - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga Nënkryetari i Parë i AAK-së, Blerim Shala dhe shefja e Grupit Parlamentar, Donika Kadaj-Bujupi, ka takuar sot eurodeputeten dhe zv/presidenten e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek.
Kryetari Haradinaj ia përcolli Lunacek qëndrimet e AAK-së rreth zhvillimeve më të fundit në vend dhe përkushtimin në rolin e rëndësishëm opozitar, në proceset në të cilat ndodhet vendi.
Kryetari Haradinaj dhe eurodeputetja Lunacek bashkëbiseduan për shumë tema me rëndësi për Kosovën, si çështjet e integrimit europian të vendit, liberalizimin e vizave dhe perpsektivën evropiane të Kosovës.