Haradinaj sqaron pse se ka dashur Veselin në takim

Prishtinë, 8 shkurt - Kryetari i AAK së Ramush Haradinaj përmes një reagimi për medie ka sqaruar pse e ka kundërshtuar pjesëmarrjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli në takimin që me liderë politikë e kishte caktuar dhe e kishte kryetarja e Kosovës Atifete Jahjaga.
Takimi ka qenë i thirrur për kryetarët e partive politike parlamentare dhe jo i një formati më të gjerë. Presidentja ka mundur ta kishte caktuar një tjetër format të takimit dhe unës kisha pas asnjë problem. Por ndryshimi i formatit në minutat e fundit, nuk është serioz. Kjo ka qenë vërejtja ime, jo se kam pasur diçka personale me zotin Veseli, ka thënë Haradinaj në reagim.