16 Janar 2025

Haradinaj sot do të udhëtojë në Gjermani

Prishtinë, 13 maj - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga udhëheqësi i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, nënkryetari Ardian Gjini dhe këshilltari i tij Avni Arifi, do të udhëtojë sot për një vizitë zyrtare në kryeqytetin e Gjermanisë, në Berlin.

Do të jetë kjo vizita e parë zyrtare e Haradinajt në këtë vend i cili ka luajtur dhe luan rol kyç në zhvillimet brenda Bashkimit Europian edhe kur angazhimi në Ballkan dhe Kosovë është në pyetje. Agjenda e Haradinajt gjatë qëndrimit të tij katërditor është e mbushur me takime të shumta në kryeqendrën gjermane.

Haradinaj do të ketë takime në  Zyrënn e Kancelares Merkel, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në Bundestag si dhe do të ketë takime në Hannover dhe Frankfurt, me përfaqësues të futbollit dhe të ekonomisë gjermane.

Kryetari Haradinaj do të pritet nga Drejtori i Përgjithshëm për Politikën e Jashtme në Zyrën e Kancelares Merkel dhe Këshilltari i Kancelares Angela Merkel, Michael Flüger.

Në Bundestag ai do të ketë takime me Parlamentarë të fraksioneve të ndryshme politike, të përfaqësuara në parlamentin gjerman. Temë e këtyre takimeve janë marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Kosovës, bisedimet me Serbinë dhe zhvillimet politike në Kosovë.

Kryetari Haradinaj do pritet edhe nga Kryetari i Bundestagut, prof. dr. Norbert Lammert (CDU/CSU), pastaj nga udhëheqësi i fraksionit CDU/CSU për Politikë të Jashtme, Andreas Schockhof, parlamentarët me ndikim në Bundestag, siç janë: Peter Beyer (CDU/CSU), Klaus Ëillsch (CDU/CSU), Tom Koenigs (Lidhja 90, Të Gjelbërit) Etj.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Haradinaj do të pritet nga i Emëruari i Ministrit Ëesterëelle për Europën Juglindore, Nikolaus Graf Lambsdorf kurse të martën në mbrëmje Haradinaj do të ketë një paraqitje publike para të të ftuarve nga politika dhe diplomacia gjermane në Berlin si i ftuar i fondacionit më të madh dhe më me ndikim në Gjermani, Robert Bosch Stiftung. Tema e paraqitjes së Haradinajt do të jetë: “Pas bisedimeve me Serbinë: Rruga e Kosovës drejt Bashkimit Europian”.

Pos pjesës politike, në agjendën e Kryetarit Haradinaj janë paraparë edhe takime të shumta me përfaqësues të Ekonomisë dhe financave në Gjermani.

Kështu, ai në Berlin do të pritet në DIHK (Deutsche Industrie und Handelskammer - Dhoma gjermane për Industri dhe Tregti) nga udhëheqësi i Sektorit për Europën Lindore dhe Juglindore, Turqinë, Rusinë dhe Azinë Qendore Tobias Bauman dhe përfaqësuesi i Ministrisë Gjermane për Zhvillimin Ekonomik dhe Bashkëpunimin për Ballkanin Helge Tolksdorf.

Në metropolën financiare të Gjermanisë dhe të Euro-s, Kryetari Haradinaj do të pritet nga përfaqësues të Commerzbank, Deutsche Bank, Bankës KfË, dhe Shefi i GIZ.

Një pritje e veçantë për Hardinajn do ketë edhe në qytetin Hannover ku ai do të vizitojë Qendrën sportive dhe të trajnimit të Reprezentacionit futbollistik të Gjermanisë nga Nënkryetaari i DFB-së Karl Rothmund, përgjegjës në këtë gremium për marrëdhëniet politike dhe me FIFA e UEFA.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)