20 Janar 2025

Haradinaj: Situata politike, s'ka qenë asnjëherë më e komplikuar

Prishtinë, 19 shkurt - Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se situata politike në Kosovë nuk ka qenë asnjëherë më e komplikuar.

Ai ka thënë se Qeveria nuk mund të bëhet kinse nuk ka ndodhur asgjë. “Nuk është sot Kosova sikur para 5-6 muajsh. Qeveria nuk mund të bëhet sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe të vazhdojnë me improvizime e me provokime për t’i mbrojtur pozicionet e tyre, sepse kjo nuk është e mundur më”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.

Sipas tij situata politike në Kosovë nuk ka qenë asnjëherë më e komplikuar. Nuk është Kosova sot, sikur para 5-6 muajsh. Qeveria nuk mund të bëhët sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe të vazhdojnë me improvizime e me provokime për t’i mbrojtur pozicionet e tyre, sepse kjo nuk është e mundur më.

\"Ka një mënyrë për të dalur nga kriza dhe ajo është , zgjedhjet. Këta duhet të bëhën burra e t’i pranojnë zgjedhjet. Kjo ofertë është për t’i shpëtur edhe ata më ftyrë, nëse kanë më. anë vonuar për Jabllanoviqin dhe iu ka dalë keq;
Janë vonuar për marrëveshjet dhe iu ka dalë keq\", ka theksuar ai,

Sipas tij sot po vonohen për shpalljen e zgjedhjeve dhe prap do t’iu dalë keq. Vetëm se këtë herë unë druaj se do të jetë keq për të gjithë ne, për vendin dhe për qytetarët.

\"Prandaj nuk duhet të vonohemi edhe një herë se do të bëhët vonë për të gjithë neve. Sfida që duhet pranuar për ta kthyer vendin në rrugë të normale, janë zgjedhjet. Ata që e duan këtë vend, duhet t’i binden kësaj sfide, para se të bëhët vonë!\", ka theksuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)