Haradinaj shpreson që në shtator ta marr qeverinë
Prishtinë, 14 gusht - Lideri i AAKsë Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se në pjesën e dytë të shtatorit do ta drejtojë Kosovën si kryeministër për katër vitet e ardhshme.
Ai ka bërë të qartë se koalicioni LDK-AAK-Nisma i ka numrat për ta formuar Qeverinë dhe ka përjashtuar çfarëdo bashkëqeverisje me PDKnë.
Haradinaj ka thënë se do të ishte mirë për PDKnë dhe Thacin që këtë herë ta japin kontribtin duke qenë pjesë e opozitës.
Haradinaj ka deklaruar se do ta udhëheqë dialogun me Serbinë, por është shprehur i gatshëm ti japë përgjegjësi në këtë proces edhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka thënë se koalicioni ende nuk i ka ndarë postet ministrore por sipas tij, hisen e qeverisjes e kanë ndarë në bazë të kuotës. /Epoka e Re/