19 Maj 2024

Haradinaj: Shpërthimi më i fuqishëm do të jetë në Bruksel

Prishtinë, 2 mars - Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë shpalosi të shtunën vizionin e tij për qytetin e Mitrovicës.

"Porta 1 dhe 31 do zoti kryen punë, e këtë më së miri mund ta bëjë Ramush Haradinaj", u shpreh Haradinaj gjatë vizitës në këtë qytet.

Me moton “Aleanca për Mitrovicën”, Haradinaj potencoi para mitrovicasve nevojën për bashkim si kurrë më parë, në mënyrë që Aleanca të bëhet forca e parë politike në këtë qytet, bëri të ditur Orainfo.

Sipas tij, njerëzit kur vonohen në organizim, efektet janë sporadike dhe se tani është koha për kthesa, e kjo nënkupton që Kosova duhet të ecën përpara e kurrsesi të mbetet në këtë gjendje.

“Po flas për të gjithë ata të cilët kanë vullnet të bashkohen dhe të bëjnë kthesë. Besoni në kthesë, bëni kthesë, sepse mund ta bëni këtë”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se Mitrovica është temë komplekse për të cilën duhet të punojnë vetë njerëzit e Kosovës, e jo të presin që të tjerët ta zgjidhin çështjen e saj.

Sa i përket shpërthimeve të fundit në veri të Mitrovicës, Haradinaj ka thënë para gazetarëve se shpërthimi më i fuqishëm do të jetë në Bruksel, ku pas kësaj do të zbatohet rendi dhe ligji në veri të Mitrovicës dhe Kosovës.

Ndërkaq, Blerim Shala, nënkryetar i AAK-së, ka thënë se shtetbërja e Kosovës është arritje e gjithë kombit shqiptar. Sipas tij, ky shtet tregon më së miri çfarë ka bërë kombi shqiptar në këto troje të Ballkanit, duke shtuar se mund të bëhet akoma më shumë, raporton Kosovapress.

“Kosova nuk është mirë derisa Mitrovica nuk është mirë”, ka thënë Shala, duke iu referuar thënies së Isa Boletinit: “Unë jam mirë kur Shqipëria është mirë’”.

Ai ka theksuar se premtimi i Ramush Haradinajt do të bëhet realitet dhe qyteti i Mitrovicës do të integrohet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)