18 Janar 2025

Haradinaj shpallet "Qytetar Nderi" i Shëngjinit

Shëngjin, 19 gusht - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot është shpallur “Qytetar Nderi” i Komunës së Shëngjinit, në Shqipëri.
 
Kryetari Haradinaj, paraprakisht, u prit në një takim nga kryetari i kësaj komune, Salvador Kaçaj dhe nga deputeti i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Xhovalin Kadeli.
 
Nërkaq, Çmimin Qytetar Nderi i Komunës së Shëngjenit, kryetarit Haradinaj ia dorëzoi kryetari i kësaj komune, Salvador Kaçaj, në një ceremoni të veçantë, ku morën pjesë zyrtarë të shumtë lokalë dhe nga niveli qendror, përfaqësues të institucioneve dhe të jetës politike e shoqërore të Republikës së Shqipërisë.
 
Kryetari Haradinaj ka falënderuar Komunën e Shëngjinit (pjesë e Qarkut të Lezhës) për respektin e bërë dhe ka thënë se të qenit qytetar nderi i Shëngjinit është një nder i veçantë për të, ashtu sikur se është nderuar me këtë çmim edhe nga qarqe dhe komuna të tjera të shumta në Republikën e Shqipërisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)