26 Dhjetor 2024

Haradinaj shkarkon ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalon

Prishtinë, 2 shkurt - Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka marrë vendim që ta lirojë nga pozita e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalon.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj në profilin e tij në Facebook i cili ka bërë të ditur se ka marrë vendim dhe ka liruar nga detyra Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.

"Rikalo i shprehi falënderim për bashkëpunim gjatë kohës sa ishte aktiv si ministër në Qeverinë e Kosovës."

"Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit. Ministri Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës", theksoi Haradinaj.

Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb sipas tij do të vazhdon palëkundur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)