19 Janar 2025

Haradinaj: Shihemi me 26 Mars në Prishtinë!

Prishtinë, 10 mars - Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se  vendimi i sotëm i deputetëve të Opozitës, është pasojë e veprimeve dhe qëndrimeve të papërgjegjshme të klasës politike, e cila po vazhdon ta qeverisë vendin në mënyrë antikushtetuese.

Sipas tij dy marrëveshjet më të cilat është shkelur edhe Kushtetuta e Kosovës edhe është rrezikuar sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit, nuk do të mund të kalojnë.

\"Ne do të vazhdojmë të jemi Opozitë e Bashkuar, që nuk do të lejojë vazhdimin e kapjes së shtetit. Do të jemi të palëkundur që në aleancë me qytetarin dhe me përfaqësuesit e përgjegjshëm politik të këtij vendi, të mos lejojmë që një grusht njerëzish, të vendosin për fatitin kolektiv dhe do të jemi të vendosur që mandatin se si të qeveriset ky vend, ta kthejm te ju, te qytetari. Do të jemi bashkë në këtë rrugëtim. Mbështetja për një shtet të së drejtës e pa korrupsion, po rritet. Shihemi me 26 Mars në Prishtinë!\", ka shkruar ai në Facebook.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)