Haradinaj serish kundër Demarkacionit
Prishtinë, 3 shkurt - Pavarësisht thirrjeve të Shteteve te Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian si dhe izolimit të qytetarëve të Kosovës, Kryeministri i Kosovës, Rasmush Haradinaj serish ka thënë se versioni aktual I Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, nuk e ka shumicën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Sa i përket kësaj çështjeje, ai ka thënë se “gjendja nuk ka ndryshuar për shkak se jemi të ndarë në Parlament. Versioni aktual i Marrëveshjes së Demarkacionit, nuk e ka shumicën, megjithëse kjo nuk e pengon Kryesinë e Kuvendit të procedojë më tutje”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
Ai ka thënë se për Marrëveshjen për Demarkacionin duhet gjetur një zgjidhje që ruan substancën, e cila nuk e dëmton Kosovën.