16 Janar 2025

Haradinaj së shpejti kthehet në Kosovë

Prishtinë, 28 janar - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj shumë shpejt do të kthehet në Kosovë.

Kështu ka thënë avokati i tij, i cili po qëndron afër tij në Francë, Arianit Koci.

Avokati Koci përmes një postimi në Facebook ka publikuar një fotografi me Haradinaj, ku edhe ka shkruar shumë shpejt në Kosovë.

Haradinaj po qëndron në Francë që nga 4 janari  këtij viti, kur edhe ishte arrestuar nga autoritet franceze,  në bazë të një fletarresti të Serbisë.

Ai është liruar me kusht nga Gjykata e Colmarit në Francë deri në vendimin e ardhshëm përfundimtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)