Haradinaj: Rugova nuk do ti pranonte marrëveshjet që nënshkroi Mustafa
Haradinaj ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë dhe kryeministrit Mustafa, i cili sipas tij po i bën vendit dëme që nuk mund të rregullohen as nga Qeveritë e ardhshme.
Tha se aktualisht nuk mund të respektojnë institucionet e vendit, pasi ato, sipas tij, nuk po e respektojnë shtetin.
Nuk mund ti respektojmë këto institucione të cilat nuk po e respektojnë shtetin, tha Haradinaj për televizionin Tribuna Channel.
Haradinaj tha se LDK, e cila u themelua nga Ibrahim Rugova, nuk do të duhet të përkrahte liderin aktual të saj. Sipas tij, Rugova nuk do ti nënshkruante marrëveshjet e arritura në Bruksel.
Unë habitem me partinë e Ibrahim Rugovës ku ka arritur... Unë kurrë në jetë nuk besoj që Ibrahim Rugova, të cilin e kom njohur, do ti nënshkruante këto marrëveshje, tha Haradinaj.
Haradinaj ia ka vënë edhe një emër të ri, kryetarit të Komisionit për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Murat Mehës.
Ai e ka quajtur Mehën, bërllok, ani pse nuk ia ka përmendur emrin direkt.