Haradinaj rizgjedhet kryetar i AAK-së
Prishtinë, 2 korrik - Ramush Haradinaj është rizgjedhur kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Në këtë garë ai nuk kishte kundërkandidat, ndërkaq ka marrë sërish besimin e delegatëve të Kuvendit të partisë që ta udhëheq AAK-në për katër vitet e ardhshme.
Në fjalimin e tij, Haradinaj ka premtuar angazhim për një Kosovë me ekonomi të zhvilluar, ku sundon rendi dhe ligji.