Haradinaj: Rinia, energjia zbatuese e Drejtimit të Ri
Prishtinë 15 maj - Rinia jonë do të jetë pjesëmarrëse në ndërtimin e së ardhmes së vet dhe të shtetit. Rinia jonë do të jetë energjia zbatuese e Drejtimit të Ri, ka thënë kryetari Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në manifestimin e Aleancës së të Rinjve të Kosovës (ARK), që u mbajt sot, në Prishtinë.
Rinia jonë nuk do të kalojë kohë duke u përgatitur për një të ardhme që nuk e ka të qartë. Aleanca do të krijojë qartësi për të ardhmëe e secilit. Rinia jonë do të jetë pjesëmarrëse në ndërtimin e së ardhmës së vet dhe të shtetit, ka thënë Haradinaj.
Ju sot, të rinj, me prezencën tuaj, po dëshmoni rreshtimin tuaj të fuqishëm për ndryshime dhe rreth platformës Drejtim i Ri. Kjo platformë dhe vizioni ynë ka garancë liderin tonë, Ramush Haradinaj, ka thënë kryetari i rinisë aleanciste, Musa Preteni.
Para një numri jashtëzakonisht të madh të të rinjve prishtinas, sot Aleanca e të Rinjve të Kosovës e ka hapur kampanjën Rinia për Drejtimin i Ri.