Haradinaj Qytetar Nderi i Burrelit
Prishtinë, 6 janar - Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramsuh Haradinaj gjatë një takimi me një delegacion nga Bashkia e Burrelit, u njoftua për vendimin e Bashkisë që ai të shpallet Qytetar Nderi i Burrelit.
Është një mundësi që nuk kemi mundur ta realizojmë, na vjen keq për qytetarët e vendit. Në të njëjtën kohë vazhdojmë të punojmë me funksionet që i kemi, me shpresën se qytetarët do të na japin këtë mundësi në zgjedhjet tjera, tha Haradinaj.
Ndërsa kryetarja e bashkisë së Burrelit, Adelina Fariqi ka quajtur Haradinajn, simbol të bashkimit kombëtar.
Bashkia e Burreli e ka bërë një gjest simbolik, duke e shpallur qytetar nderi, simbolin e paqes dhe lirisë. Me këto gjeste ne vetëm po bëjmë atë që sot kërkohet, bashkimin e këtij kombi , tha Fariqi.