Haradinaj: Qeveria po mundohet të më zmbrapsë me shpifje
AAK vlerëson se ky lajm i rremë është gatuar nga klani Mustafa dhe partnerët e tij serbë dhe për qëllim ka njollosjen time, pikërisht tani kur iu kam zbuluar gënjeshtrat për punët e pista të tyre në dëm të Kosovës.
\"Të gjithë ata që provojne që me gënjeshtra e sajesa të më zmbrapsin nga rruga ime e demaskimit të këtij pushteti kuisling, e kanë gabim. Unë pavaresisht çmimit do të vazhdojë të jem në anën e së drejtës dhe të interesit për vendin tim\", thekson Haradinaj.
Haradinaj thekson se përfundimisht ka kaluar koha e propagandës së Rrahman Morinës dhe e dishepujve të tij që sot jane në grahmat e fundit.