Haradinaj: Qeveria i respekton vendimet e të zgjedhurve të popullit
Prishtinë, 23 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe përfaqësuesin e Zyrës së BE-së në Kosovë, me të cilët bisedoi për çështjen e nismës së 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Kryeministri Haradinaj i falënderoi ambasadorët e Quintit për përkrahjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme për Kosovën në të gjitha proceset.
Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi i respekton vendimet e të zgjedhurve të popullit.