19 Maj 2024

Haradinaj promovoi konceptin “Aleanca për Prishtinën“

Prishtinë, 23 shkurt - Për herë të parë pas kthimit në Kosovë, kryetari Haradinaj, takoi bashkërisht qytetarë të Prishtinës, intelektualë, bashkëpunëtorë, aktivistë e simpatizantë të AAK-së, ku e promovoi konceptin “Aleanca për Prishtinën“ dhe bartësin e këtij projekti.

Ai prezentoi formulën e zgjidhjes për Prishtinën dhe kandidatin që do ta konsolidojë dhe do ta organizojë AAK-në në kryeqytet.

Në fjalën e tij hyrëse, kryetari Haradinaj ka thënë se nga dita e sotme do të fillojë puna për ndryshimet në strukturën e AAK-së, në  Komunën e Prishtinës, duke iu premtuar qytetarëve të kësaj komune se nëse ia japin mundësinë, AAK-ja do t’ua kthejë dinjitetin prishtinasve.

Ai tha se ai personalisht, ashtu si dhe strukturat e AAK-së, udhëheqjen e Aleancës në Prishtinë dhe përfaqësimin e vizionit aleancist për kryeqytetin e Kosovës, ia kanë besuar njërit prej më të sprovuarve në këtë fushë, bashkëpunëtorit të tij dhe figurës së njohur aleanciste, ekspertit të pushtetit lokal, Besnik Tahirit.

Kryetari Haradinaj ka thënë se Aleanca për Prishtinën, e udhëhequr nga Besnik Tahiri, do të jetë mundësia më e mirë për zgjidhjen e shumë çështjeve, problemeve dhe të përditshmërisë së qytetarit prishtinas, për një jetë më të mirë e më të dinjitetshme.

Duke prezentuar vizionin e tij Aleanca për Prishtinën, Besnik Tahiri, bartës i këtij koncepti, tha se në nivelin e përgjithshëm ky program synon të krijojë një ambient të barabartë për prishtinasit, ku vlerat e prishtinasve trajtohen dhe ku krijohen kushtet për një konkurrencë të barabartë, përfaqësim dhe jo injorim të qytetarit të kryeqytetit.

Ndërsa, duke elaboruar tri pikat themelore të konceptit të AAK-së për Prishtinën, Tahiri tha se fokusi i programit të AAK-së për Prishtinën do të jetë në tri nivele. 

E para, sjellja e qytetarit të Prishtinës në qendër të vendimmarrjes në Prishtinë dhe duke e bërë këtë, do ta faktorizojmë atë edhe në nivel nacional.

E dyta, ka thënë Tahiri, është zhvillimi ekonomik, me synim patrësor punësimin e sa më shumë njerëzve.

Si dhe pika e tretë ai ngritja e efikasitetit të shërbimeve dhe të administratës në komunë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)