Haradinaj priti shefen e zyrës greke, Constantina Athanassiodou
Prishtinë, 22 maj - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj priti sot në një takim njohës mirëseardhës, shefen e zyrës ndërlidhëse greke në Prishtinë, ambasadoren Constantina Athanassiodou.
Gjatë këtij takimi u bisedua për proceset në të cilat po kalon vendi ynë dhe ndihmën që mund të jap shteti grek në procesin e integrimit të Kosovës në Institucionet Europiane.
Gjatë takimit u bisedua edhe për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes shteteve ballkanike, si dhe për përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme nacionale në Kosovë.