Haradinaj priti kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçin
Prishtinë, 22 janar - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, priti sot në selinë qendrore të AAK-së kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) të Maqedonisë, Menduh Thaçin.
Kryetari Haradinaj dhe kryetari Thaçi u dakurduan për bashkëpunim më të ngjeshur në vitin që sapo kemi hyrë, dhe për sendërtimin dhe konsolidimin e mëtejmë të së djathtës shqiptare.
Një qeverisje më e mirë në Kosovë, është ndihma më e mirë që mund tu jepet edhe shqiptarëve në Maqedoni. Kjo është e vetmja mënyrë që ne mund të jemi afër njëri-tjetrit, tha kryetari Haradinaj.
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi përcjelli bindjen e tij për ndihmë më të madhe të Prishtinës zyrtare në këtë vit dhe në të ardhmen për shqiptarët e Maqedonisë. Ramush Haradinaj është garanti i parë i mbështetjes për shqiptarët e Maqedonisë, ka thënë kryetari Thaçi.