19 Janar 2025

Haradinaj priti Jonathan Moore

Prishtinë, 4 prill - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga Nënkryetari i Parë, Blerim Shala, ka pritur sot Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, të shoqëruar nga Ambasadorja e SHBA-ve në Republikën e Kosovës, Tracey Ann Jacobson.

Kryetari Haradinaj ia përcolli drejtorit Moore mirënjohjet dhe falënderimet e tij dhe të AAK-së për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhënë Kosovës në të gjitha fazat, që prej çlirimit dhe më pas në shtetndërtimin dhe ngritjen e paqes dhe demokracisë në vendin tonë.

Kryetari Haradinaj ia shprehu, gjithashtu, konsideratën e tij për mbështetjen e SHBA-ve për Kosovën, në të gjitha proceset që po kalojmë, dhe për rolin që ky vend mik po luan në rajon e më gjerë, në shërbim të paqes, zhvillimit, sigurisë dhe stabilitetit.

Kosova dhe SHBA-të do të vazhdojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat, duke e ndërtuar edhe më tej miqësinë e posaçme midis dy vendeve dhe popujve tanë, konkluduan kryetari Haradinaj dhe Drejtori për Evropën Qendrore dhe Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)