Haradinaj priti diplomatin izraelit në Beograd, Itay Milner
Prishtinë, 20 gusht - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot zëvendësambasadorin e Izraelit në Beograd, Itay Milner.
Kryetari Haradinaj dhe zëvendësambasadori Milner biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, proceset nëpër të cilat po kalojmë dhe rolin e rëndësishëm të Aleancës në kuadër të tyre.
Kryetari Haradinaj, gjithashtu, e njoftoi diplomatin Milner lidhur me përgatitjet që po bëhen për formimin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës.