Haradinaj priti diplomatin austriak, Jan Kickert
Prishtinë, 8 shkurt - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë, priti sot në AAK diplomatët austriakë, Jan Kickert, drejtor Politik në MPJ të Austrisë dhe ambasadorin austriak në Republikën e Kosovës, Johann Brieger.
Ata bashkëbiseduan për zhvillimet aktuale politike dhe proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.
Kryetari Haradinaj ua përcolli diplomatëve austriakë gatishmërinë për bashkëpënim të mëtejmë dhe i falënderoi ata për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë miqësore të Qeverisë së Austrisë dhënë Kosovës dhe proceseve nëpër të cilat po kalojmë.
Kryetari Haradinaj ka thënë, gjithashtu, se mbështetja e Qeverisë së Austrisë dhe qeverive perëndimore për Kosovën dhe zhvillimet në të cilat gjendemi ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një ndihmë e madhe dhe e gjithanshme, dhe me impakt të rëndësishëm në rrugën tonë drejt integrimeve euro-atlantike.