Haradinaj priti ambasadorin Muhammad Shahid Amin Khan (IHRC)
Prishtinë, 13 mars - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, priti sot një delegacion të organizatës ndërqeveritare Komisioni Ndërkombëtar i të Drejtave të Njeriut, të udhëhequr nga ambasadori Dr. Muhammad Shahid Amin Khan.
Kryetari Haradinaj falënderoi ambasadorin Muhammad Shahid Amin Khan e për punën dhe angazhimin e tij për Kosovën dhe për të gjitha përpjekjet tona të drejta, si shtet i pavarur, si dhe për mbështetjen që qeveria e Pakistanit i ka dhënë Kosovës, duke e njohur pavarësinë tonë.
Nga ana e tij, ambasadori Muhammad Shahid Amin Khan, shprehu dëshirën, vullnetin dhe vendosmërinë për përkrahjen e mëtutjeshme ndaj Kosovës, si dhe propozoi krijimin e një iniciative Miqtë Kosovës, e cila do të jetë në favor të proceseve dhe zhvillimeve në dhe për vendin tonë.
Kryetari Haradinaj dhe ambasadori Amin Khan u dakorduan për bashkëpunim të mëtejmë të ndërsjellë, në fushën e avancimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.