Haradinaj priti ambasadoren franceze Maryse Daviet
Prishtinë, 17 dhjetor - Sot në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kryetari Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë, priti ambasadoren e re të Francës në Republikën e Kosovës, Maryse Daviet.
Në takim Haradinaj edhe një herë riafirmoi qëndrimin e tij dhe të AAK-së se shteti dhe kombi francez janë një vend mik dhe shumë i rëndësishëm për Kosovën dhe popullin tonë dhe se kultivimi i marrëdhënieve të mëtejme midis dy vendeve është i një rëndësie të veçantë për ne.
Ai, po ashtu, e falënderoi qeverinë franceze për angazhimin e vazhdueshëm në forcimin, ngritjen dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës dhe për mbështetjen e që shteti francez po i jep Kosovës në të gjitha sferat.