Haradinaj prezenton sot Projektligjin për Fshatin Zym
Prishtinë, 31 korrik - Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Daut Haradinaj propozon sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës miratimin e Projektligjit për Fshatin Zym të Hasit.
Projektligji për Fshatin Zym ka marrë mbështetjen e rreth 40 deputetëve të Kuvendit të të Republikës së Kosovës dhe pritet të miratohet sot në Kuvend, ndërsa prezentimi i tij nga deputeti Haradinaj është bërë konform nenit 79 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Deputeti Daut Haradinaj, në fjalën e tij të sotme para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës do ta prezentojë rëndësinë që ka miratimi i këtij projektiligji për Zymin e Hasit, si zonë shumë e rëndësishme e historisë dhe trashëgimisë sonë kulturore.