Haradinaj po qëndron në SHBA
Uashington, 3 shkurt - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramussh Haradinaj, po qëndron në SHBA, me ftesë të Kongresit Amerikan.
Kryetari Haradinaj, përveç pjesëmarrjes në Lutjet e Mëngjesit, do të ketë edhe takime në nivelet e larta në SHBA.
Në kuadër të agjendës, kryetari Haradinaj do të ketë takime në nivelet më të larta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me zyrtarë të lartë të Kongresit dhe të State Departmentit të SHBA.