Haradinaj përshëndetë lirimin e gjeneral Sylejman Selimit
Prishtinë, 29 maj - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, përshëndetë lirimin nga akuza të gjeneralit Sylejman Selimi dhe bashkëluftëtarëve të tij, Nexhat Qubreli, Shefki Hyseni dhe Ismet Xhaxha.
Aktgjykimi i sotëm nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, që shpalli të pafajshëm gjeneralin Sylejman Selimi me bashkëlufëtarë, është një lajm i mirë.
Përpos lajmit të mirë se ushtarët e UCK-së janë shpallur të pafajshëm, ky është edhe një rast që dëshmon se qytetarët e Kosovës ti besojnë sistemit të drejtësisë, ka thënë në deklarimin e tij pas këtij vendimi, kreytari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.