Haradinaj: PDK nuk është më e aftë për të qeverisur vendin
Prishtinë, 31 mars - Përmes një deklarate, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk është më e aftë për të qeverisur vendin.
Ndërkohë sipas tij, partitë e tjera që janë në opozitë nuk dinë të marrin pushtetin.
Sipas Haradinajt PDK-ja, ka ditur vetëm rrugën për të ardhur në pushtet, por jo edhe për të qeverisur mirë.
Partia që është në pushtet në nivel nacional e ka ditur rrugën dhe ka qenë e saktë deri në atë pikë për të marrë qeverisjen, më tutje nuk ka ditur ta shoh rrugën, partitë e tjera që janë në opozitë nuk e dinë as rrugën deri në marrjen e pushtetit, besomëni,- ka thënë Haradinaj.
Por, sipas tij AAK-ja e ka të qartë këtë rrugë dhe prandaj nuk dëshiron që të humbas kohë.
Deklarimet lideri i AAK-së, i ka bërë nga Theranda, në Kuvendin e Degës së AAK-së në këtë qytet.