21 Janar 2025

Haradinaj: Opozita nuk do të ndalet deri në rrëzimin e Qeverisë

Prishtinë, 8 janar - Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi nuk e përfaqëson unitetin e popullit, prandaj nuk duhet të zgjidhet president.

Haradinaj në intervistë për “Zëri” tha se protesta e së shtunës do të jetë masive dhe se opozita nuk do të ndalet deri në dorëheqjen ose rrëzimin e Qeverisë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është njeriu i duhur për president të vendit pasi, sipas tij, Thaçi nuk përfaqëson unitetin e popullit të Kosovës.

Këtë deklaratë Haradinaj e ka dhënë një intervistë për “Zërin”, ku ka folur edhe për protestën e së shtunës dhe për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.

Haradinaj ka thënë se kundër Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe dhe kundër asaj për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi tashmë nuk janë vetëm tri subjektet opozitare dhe përkrahësit e tyre, por janë edhe shumë qytetarë të tjerë.

Lideri i AAK-së po ashtu ka thënë se zgjedhjet nuk janë qëllimi i parë i opozitës, pasi Haradinaj thekson se opozitarët kanë kërkuar anulimin e marrëveshjeve, por pasi Qeveria nuk ka pranuar tani “kjo Qeveri duhet të japë llogari për marrëveshjet e dëmshme që i ka nënshkruar”.

E në rast se shkohet në zgjedhje, sipas Haradinajt, ka mundësi që opozita të garojë me një listë të përbashkët.

/Zëri/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)