Haradinaj nuk pranon të dalë para gjykatësit slloven
Lubjanë, 17 qershor - Kryetari Haradinaj nuk pranon të dalë vullnetarisht para gjykatësit slloven.
Qëndrimi zyrtar i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është ky:
Pafajesinë e kam të dëshmuar ndërkombëtarisht.
Nuk kam asgjë me sistemin e drejtësisë sllovene e as ndërkombëtare.
Sllovenët të pastrojnë sa më parë sistemin e tyre nga reliktet shpifëse të Beogradit, që datojnë që nga viti 2004 dhe ende edhe sot i konsideron si valide.
Kjo sjellje dhe veprim nga shteti slloven është e papranueshme dhe shumë ofenduese, si për mua, po ashtu edhe për Kosoven.