Haradinaj nisi punën 2014 me vizitë në Prekaz
Prishtinë, 4 janar - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas traditës, dje, ditën e parë të punës për vitin 2014 e ka nisur në Prekaz, me homazhe te Kompleksi Memorial i UÇK-së.
Kryetari Haradinaj në Familjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari u prit nga përfaqësuesi i familjes, Murat Jashari.
Kryetari Haradinaj dhe Murat Jashari bashkëbiseduan dhe ndanë qëndrimet e përbashkëta për zhvillimet aktuale, të tashmen dhe të ardhmen e vendit.
Familja Jashari është gjithmonë vendi ku ne marrim forcë e motiv për punën tonë, ka thënë kryetari Haradinaj, në një shënim të tij personal në rrjetin social Facebook.