Haradinaj nisë serinë e takimeve me qytetarë
Prishtinë, 6 shtator - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, që nga sot fillon serinë e takimeve me qytetarë, për të bashkëbiseduar për zhvillimet e fundit në vend.
Në serinë e këtyre takime, i pari do të realizohet sot në Kaçanik, kjo me kërkesë të anëtarëve dhe simpatizantëve të AAK-së atje, por edhe e qytetarëve apartiakë.
Qytetarët duhet të jenë pjesë aktive e vendimmarrjes në vend, dhe këto takime, ndër të tjera, e kanë edhe këtë qëllim, se si të kijohet kjo frymë.