Haradinaj nis aktivitetet me homazhe në Prekaz
Prishtinë, 5 janar - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do ta fillojë aktivitetet e këtij viti me homazhe te varri i heroit legjendar Adem Jashari.
\"Këtë vit, të cilin unë e kam quajtur vit të kthesës, do ta fillojmë me homazhe te varri i heroit legjendar Adem Jashari.\"
\"Dua që me këtë veprim simbolik, timin dhe të bashkëpunëtorëve të mi, edhe njëherë t\'i përulemi heroizmit të tij e të familjes Jashari, e me këtë edhe gjithë të tjerëve që ranë për lirinë e Kosovës\", thekson Haradinaj.
Ai ka thënë së është flijimi dhe sakrifica e mijëra qytetarëve por edhe amaneti i qindra i figurave të ndritura të kombit, në mesin e të cilave është edhe fugura emblematike e Adem Jasharit, që sot na obligojnë ta ruajmë e ta zhvillojmë shtetin për të cilin ata jetuan dhe ranë.
\"Askush nuk mundet që ta zhvlerësojë e ta zhbëjë atë që është arritur me aq shumë sakrificë!\", theksoj Haradinaj.