Haradinaj: Ne skemi rrugë tjetër pos Perëndimit
Ai ka deklaruar se Kosova si shtet i ri, akoma nuk i ka zgjidhur të gjitha çështjet e hapura me Serbinë, dhe se në rastin e Kosovës, nuk guxon të bëhën gabimet e njejta që janë bërë me Bosnjen.
Në planin e brendshëm, ka thënë ai, Kosova duhet ta vazhdojë në forcimin e shtetit ligjor, në luftën kundër ekstremizmit fetar, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Studentët e Universitetit DIS, janë interesuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, për marrëveshjet e nënshkruara së fundmi në Bruksel, për të ardhmën e Kosovës në disa tema të aktualitetit, duke përfshië edhe zhvillimet që lidhen me procesin e bisedimeve me Serbinë.
Ata kanë bashkëbiseduar me zotin Haradinaj, si në kuadër të një progarmi studimor që po e zhvillojnë në Kosovë.