20 Janar 2025

Haradinaj në Klinë: Dua të shoh ndryshimin

Prishtinë, 29 maj - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka vazhduar sot agjendën e saj zgjedhore në qytetin e Klinës, ku ka bërë edhe prezantimin e kandidatëve për deputet nga kjo komunë.

"Unë sot e ndjejë se ne nuk po e përjetojmë shtetin, nuk kemi taman shtet të pavarur. Nuk është për shkak të vetes sonë. Ne e kemi shpallë pavarësinë që gjashtë vite, por nuk kemi liberalizim të vizave. Ne jemi shtet i pavarur vetëm në territorin tonë", Jemi shtet i pavarur, por kemi shumë probleme. As ligjin nuk po mund ta bëjmë vet, por po duhet të na e bëj dikush, sepse nuk po na besojnë. është një moment kur duhet me i nda rrugët, përndryshe lëre që do të ndihemi keq ne vet, por edhe të tjerëve do të ju vie keq për ne, nëse vazhdojmë kështu në rrugën në të cilën jemi. DIkur kemi qenë për keqardhje, kur nuk e kemi pasë lirinë. Të gjithë na kanë përkrahur që ta fitojmë atë, tash ka ardhur koha që ne vet ta përkrahim veten në këtë vend. Ne duhet të vendosim, duhet ta marrim drejtimin.

Kur e kemi shkru drejtimin për planin qeverisës të ardhshëm, kur e kemi shkru "Drejtimin e ri", të gjitha ato i kemi menduar. Nuk e kemi bërë këtë dokument vetëm për ditën kur e kërkojmë votën, por është bërë për ndjenjën që duhet me u ndje mirë në vendin tonë. E unë dua që të ndjehemi mirë edhe në krahasim me të tjerët. Nuk dua të ndjehemi të dobët, më të vëgjël e më të parespektuar. Nuk dua që gjithë t'i marrim lakmi tjerëve. Nuk dua që qytetarët tanë t'i shohin të tjerët si kalojnë pa viza, e vetëm qytetari im nuk mundet.

Po më vjen rëndë, dua ta shoh ndryshimin. Ne kemi punuar një plan qeverisë, është plan zgjedhor, por baza e të cilit është materia që një qeveri mund të fillojë punën. Ne po shkojmë për një drejtim të ri qeverisës, përmes të cilit po synojmë zhvillim ekonomik. Nuk bënë pa zhvillim ekonomik, pa bazë materiale, pa standard, nuk bënë me të papunë, nuk bënë me një familje që nuk ka asnjë të punësuar, nuk bënë, nuk mundet më andej, është dita kur duhet me u vendosë. Në numrin 44 nuk e gjeni Aleancën me një opcion të thjeshtë qeverisës, unë ju them se e gjeni të vërtetën. Pse? Nuk ka shumë dallim nga ajo që e flasim, nga ajo që kemi shkru dhe nga ajo që Kosovës do t'i ndodhë.

Në Kosovë subjektit që ka udhëheqë deri tash i është dhënë mundësia, por ju e shihni kapacitetin qeverisës, i shihni dëmet, ndasitë që na kanë ndodhur deri tani. Çka duhet me ndodhë në këtë vend më shumë, që me e ditë njerëzit që në këtë drejtim jemi në drejtim të gabuar, është drejtim humbës, nuk guxojmë me vazhdu më. Një mandat i ardhshëm për këtë është gabim, është fatal.

A do të dalim nga kjo gjendje, nëse i japim besimin subjektit, i cili thirret në vlera të dikurshme të ish-presidentit Rugova, të cilin e kam respektuar edhe vet, por që e dështoi kryeqytetin. A është dalja nga kjo gjendje, subjekti që e dështoi kryeqytetin? është e pamundshme, nuk e them vetëm për shkak të agjendës zgjedhore, por është e vërteta. Prandaj, ju ftoj për besimin tuaj, të votoni kandidatët tuaj, me 8 qershor do t'i japim fund tranzicionit, pritjeve, do t'i japim Kosovës Drejtimin e ri" - ka thënë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, para qytetarëve të Klinës.


Tubimin e ka përshëndetur edhe kryetarja e Aleancës së Gruas, znj.Donika Kadaj-Bujupi, e cila mes tjerash tha : "Ju garantoj se kjo do të jetë hera e fundit që ju kërkojmë besimin tuaj nga opozita, sepse herën tjetër do ju kërkojmë besimin përmes projekteve, punës dhe angazhimit. Besimin që na jepni sot, do t'ua kthejmë me punë, me më shumë zhvillim, më shumë punësim, me më shumë të mira. Ky vend e meriton"- tha Kadaj-Bujupi.


Tubimin gjithashtu e  kanë përshëndetur edhe kandidatët për deputet nga kjo komunë,ë Bedri Gashi, Pal Canaj dhe Zenun Halili

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)