Haradinaj: Në bejmë koalicion, vetëm me një PDK ndryshe
Prishtinë, 6 prill - Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nuk e hedh poshtë mundësinë e një koalicioni me PDK-në, por, siç thotë ai, me kusht që Kadri Veseli do ti bindë se nuk është për vazhdim të kësaj logjike qeverisëse.
Sipas tij, partia më e madhe në vend është përgjegjëse për kapjen e shtetit, për shkallën e lartë të korrupsionit, rritjen e kriminalitetit të brendshëm dhe rritjen e ekstremizmit fetar.
Ramush Haradinaj thotë se ende është e mundur partneriteti me partitë opozitare, por, siç thotë ai, nuk është i gatshëm tia dorëzojë vizionin e AAK-së një subjekti tjetër politik, duke aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas tij, Aleanca është parti e qendrës së djathtë dhe duke u bazuar në këtë e ka zhvilluar një vizion të veten se si e sheh Kosovën në planin e brendshëm dhe të jashtëm. Këto janë vizionet tona, të cilat nuk hezitojmë ti ofrojmë për partneritet, por të njëjtat nuk pranojmë ti dorëzojmë te një partner politik. Pra, ky është dallimi ynë, shprehet Haradinaj për gazetën Zëri.
Gjatë kësaj interviste ai është shprehur i sigurt se zgjedhjet e parakohshme në vend do të mbahen para vjeshtës së këtij viti. Ndërsa për mundësinë e një koalicioni me PDK-në Haradinaj ka thënë për Zërin se një gjë e tillë do të ishte vazhdim i logjikës së deritanishme të qeverisjes. Megjithatë, sipas tij, nëse PDK-ja në krye me Kadri Veselin arrin ti bindë se angazhimi i tyre nuk është vazhdim i gjendjes aktuale, atëherë, siç thotë ai, çdo gjë është e mundur./Zëri