20 Janar 2025

Haradinaj nderoi Ditën e Çlirimit të Shqiponjës (ish-Jabllanicës së Dushkajës)

Gjakovë, 17 maj - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë sot në manifestimin në nderim të të rënëve, në 17-vjetorin e Clirimit të Shqiponjës (ish-Jabllanicës së Dushkajës) së Gjakovës.

Në nderim të të rënëve dhe në kujtim të ditës së clirimit të zonës së parë në Kosovë, Shqiponjës, Haradinaj ka thënë se këtu gjithmonë ka qenë vatër e rezistencës dhe lirisë së vendit.

“Këtu edhe në mesin e dy luftërave botërore ka patur rezistencë dhe sakrificë për lirinë. Atëherë rreth 70 burra të këtij fshati, që në atë kishte vec 17 shtëpi, patën rënë për liri. Njëjtë ndodhi edhe në dekadat më vonë.

Në vitet e 90’ta ky fshat u shndërrua në cerdhe të lirisë dhe në vatër të rezistencës. Jorastësisht Shqiponja (ish-Jabllanica) e Dushkajës është zona e parë e cliruar në Kosovë, pikërisht më 17 maj të vitit 1999. Lavdi të gjithë atyre që ranë për këtë ditë!”, ka thënë në fjalëne tij kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)