20 Janar 2025

Haradinaj ndau librezat për anëtarë të rinj të AAK-së

Prishtinë, 22 prill - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot një grup anëtarësh të rinj në AAK, nga Podujeva dhe Prishtina, të prirë nga veprimtari i hershëm dhe i shquar, i burgosuri politik, Shaban Mulolli, ish-themelues i strukturave të para të LDK-së në diasporë.

Anëtarët e rinj të AAK-së janë të fushave dhe profileve të ndryshme, ekspertë të ekonomisë, menaxhmentit, të shkencave sociale dhe të fushës së teknologjisë së informacionit.

Kryetari Haradinaj ka ndarë librezat e anëtarësisë për 12 prej tyre, që përfaqësojnë komunitete të mëdha dhe të shquara në këto treva të vendit.

“Është nder që sot po bashkohemi në Aleancë me veprimtarin e shquar Shaban Mulolli dhe njerëz të tjerë të shquar, ekspertë të fushave të ndryshme. Kisha kënaqësinë që t’ua ndajë librezat e anëtarësisë disa prej përfaqësuesve të grupeve dhe komuniteteve të shquara nga Prishtina dhe Podujeva”, tha kryetari Haradinaj në momentin e aderimit të këtij grupi të anëtarëve të rinj në AAK.

Ndërkaq, në emër të të sapoanëtarësuarve në AAK, foli veprimtari Shaban Mulolli.

“Si ish-themelues i LDK-së në diasporë dhe si veprimtar i viteve të kaluara, sot i afirmuar në fushën e menaxhemit dhe të ekonomisë, kam kënaqësinë që sot i bashkohem AAK-së dhe konceptit fitues të kryetarit dhe kryeministrit të ardhshëm e të sigurt të vendit tonë, Ramush Haradinaj”, ka thënë Mulolli, duke folur në emër të anëtarëve të rinj të sotëm të AAK-së.

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës priten aderime të reja në ditët në vijim, në kuadër të kalendarit të anëtarësimit të hovshëm dhe bashkimit të qytetarëve dhe ekspertëve të ndryshëm në parti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)