02 Shkurt 2025

Haradinaj-Mustafës: Tërhiqe nënshkrimin e të kthehemi në normalitet

Prishtinë, 17 shtator - Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK-së, deputet dhe ish kryeministër i vendit, ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa, që ta tërheqë nënshkrimin e tij nga marrëveshja për ASK-në, ose në të kundërtën ka thënë ai, nuk do të ketë normalitet as në Parlament e as në Kosovë.

Haradinaj në fjalimin e tij të sotëm në Kuvend ka thënë se “Kryeministri Mustafa e ka vlerësuar të mos vijë në këtë seancë për të raportuar për Asociacionin.  Ai është në këtë objekt të Kuvendit dhe ne e kemi parë sot në mëngjes. Kjo nënkupton se diçka është duke u fshehur. Kësaj është tuj i ardhë era mjaftueshëm.

Disa herë në këtë foltorë kam provuar ta ftojë vetëdijen e deputetëve për disa tema, që mendoj se nuk janë të një partie, cila do qoftë ajo. Demarkacioni, nuk është i AAK-së, nuk është vetëm i imi, nuk është vetëm për vota, por është e juaja dhe u kam bërë thirrje disa herë që të mos lejoni që shefat tuaj të shkojnë gabim. Marrëveshjet e fundit për asociacionin e komunave kanë shkuar keq dhe ne e kemi ngritur alarmin e rrezikut që ASK të pajiset me kompetenca egzekutive.

Dhe a e dini se çka ka ndodhur. Është pajisur me kompetenca vendimmarrëse, që janë shumë më shumë se ato egzekutive. Nëse ndokush prej juve nuk e di që është kështu, kushdo qoftë ai, sepse ndoshta ka ndonjë matuf që nuk e di, atëherë kolegë të ndëruar shihni për çka jemi duke folur sot, sepse kemi me folë prap në këtë sallë.

Para disa kohe kam folur për demarkacionin dhe u ju kam thënë të mos lejojmë me shku gabim dhe ju nuk e keni pritur që vjen dita e shkojnë 12 mijë hektrë, tuj thanë se ska me shku, ska me ndodhe…por edhe për Asociacionin, mos lejoni me shku gabim.

Le ta tërheqë nënshkrimin Isa Mustafa dhe të kthehemi në normalitet, lë të bëjmë pozitë e opozitë, lë të flasim për korrupsionin, le të flasim për investime e për vende të punës…

Pa e tërhequr këtë nënshkrim, nuk ka normalitet as në këtë Parlament e as në Kosovë”, ka thënë  Ramush Haradinaj!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)