Haradinaj: \"Mos votoni ata që ju kanë lënë që me kryeqytetin tuaj të lidheni përmes një ure llamarine\"
Gjakovë, 1 qershor - \"Betejat legjendare që ja kalojnë çdo fantazie njerëzore, nga madhështëtitë e të cilave do të habiteshin edhe heronjtë mitik i udhëhoqi Ramush Haradinaj për Lirinë e Kosovës, për shtetin e Kosovës.
Sot Kosova ka nevojë më shumë se kurr për një udhëheqës si Ramush Haradinaj, andaj vota për Ramushin është votë për Kosovën\" - tha, duke e përshëndetur tubimin e majtur sot me banorët e bashkësisë së pestë lokale të qytetit të Gjakovës, ish deputeti i PD-së, z. Azgan Haklaj.
Kurse në fjalën e tij, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mes tjerash tha:
\"Dua t\'ia nisi për një arsye konkrete, ky rajon është bukur i madh, është edhe kufitar që lidhet edhe me Malësinë e Gjakovës e me vise tjera, e për me ardhë deri këtu ose me shku nga këtu duhet me kalu nga ajo ura nga llamarina. Është e pakuptimtë një zonë kaq e madhe, me kaq shumë banorë, me kaq shumë ekonomi e kulturë, me u lidhë me kryeqytetin me një urë nga llamarina. Nuk ka logjikë, ajo tregon shumë se çfarë pozicioni ka kjo trevë në qeverinë në largim.
Kjo tregon sa keni pasë vlerë për ta. Ju e kerëni vujatur në lëkurën e juaj deri sa e keni udhëheqë komunën e keni parë sa e vështirë ka qenë me udhëheqë pa përkrahje. Gjakovë, mos i jepni votë PDK-së, se nuk po e kthen në kujdes për ju, ura nga llamarina e tregon më së miri këtë. Ju lidheni me kryeqytetin tuaj me urë së llamarines, urë të ndihmave, urë të mëshirës, e kjo tregon më së miri se nuk ia vlenë me ju dhënë votën atyre.
Oponenti tjetër, kush është ai? Ish kryetari i kryqytetit, disa vite çdo javë dilte në shesh, duke i shtru do pllaka e nuk ka arrinte ta përfundonte projektin. Është marre me mendu, është gabim me i dhanë mundësi këtij njeiru që e ka dështu kryeqytetin, me e nxjerr vendin. Nuk e them për inati këtë, sepse e respektoj atë subjekt, por kjo gjendje e lidershipit nuk mjafton.
Unë do të jem me ju, siç edhe kam qenë. Do të jem këtu për t\'i ndarë të gjitha momentet, por kemi dëshirë të ndajmë sukses, nuk duam më tutje të jemi kështu si jemi. Të papërfaqësuar në nivel nacional, pa përkrahjen e duhur, pa zhvillime.
Ne kemi hartuar një program qeverisës \"Drejtim i Ri\", i cili i ka paraparë themelet. Në çka bazohet zhvillimi ekonomik?
Aktivizimi i qymyrit, investimeve në energji, në energji elektrike, por edhe në naftë e gaz. Aktivizimi i resurseve të metaleve, përkrahje për bujqësinë, fondi agrar është një përkrahje direkte, aktivizimi i turzimit, partneritetin me investitor të jashtëm. Ju e dini se kjo është e mundshme, ka mundësi dhe këmi njerëz.
Kemi pasë mundësi të flasim edhe më herët për trajtimin e ujërave, si duhet me e punu shtratin e Drinit, rruga që me katër korsi që lidhë Pejën me Prizren e që kalon nëpër Gjakovë, jo si dikush që po folë për autostrada, e nuk ka shtru asnjë metër asfalt në rrugën drejt Pejës tash sa vite. Numri 44 është numri i rrugës së saktë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Jepni fitore vetes me numrin 44.\" - tha kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, para qytetarëvë të bashkësisë së pestë lokale të Gjakovës.
Tubimin e përshëndetën edhe Pal Lekaj dhe Tomë Hajdaraj, kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës, të cilët bënë thirrje që gjakovarët të votojnë për njeriun e fitoreve të mëdha, njeriun që do të udhëheqë vendin drejt zhvillimit dhe integrimeve, Ramush Haradinajn.