Haradinaj: Mos e lejoni defunksionalizimin e shtetit të Kosovës
Ne, si Opozitë, nuk do të mund të pajtohemi asnjëherë, që kushdoqoftë ta godas kaq rëndë shtetin dhe territorin e Kosovës.
Isa Mustafa ka gabuar, prandaj ai duhet ta korrigjojë gabimin e tij, sepse kjo është në interes të shtetit ku ai është kryeministër. Prandaj ftoj atë dhe partnerët ndërkombëtarë që ta kuptojnë shqetësimin tonë dhe ti rishikojnë këto marrëveshje.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk është kundër që serbët, atje ku janë shumicë, ta kenë asociacionin e tyre, por ky asociacion duhet të jetë në përputhje me Planin Ahtisaari dhe me Kushtetutën e Kosovës. Cdo zgjidhje tjetër, është jo demokratike dhe e papranueshme.
Sa i përket demarkacionit të kufirit më Malin e Zi, jemi përcaktuar që kufiri të jetë atje ku ka qenë gjithnjë. Nuk e duam tokën e askujt dhe nuk jemi të gatshëm ta falim tokën tonë. Vetëm një zgjidhje e tillë është garancë e një fqinjësie të mirë me Malin e Zi.
Keto çështje janë jetike për Kosovën dhe unë i ftoj të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, në Kosovë dhe jasht saj, që të vihen në anën e së drejtës, e jo të mbështesin zgjidhje të improvizuara me pasoja të pariparueshme.